Rreth Nesh

Cedar-ENG consulting - engineering


Ne jemi një studio që nevojat Tuaja e lindën, e re, por me staf me një eksperiencë mbi 17-vjeçare në fushën e projektimit dhe ndërtimit.

Eksperienca në punë na ka dhënë mundësinë që ne të ngrihemi në këmbë që në lindje, për t’Ju ofruar “PROJEKTIN E SË ARDHMES” në biznesin tuaj por dhe qetësinë dhe shlodhjen që ju ofron shtëpia sipas të gjitha standardeve Evropiane dhe kushteve teknike në fuqi.

Përvoja dhe bashkëpunimi jonë me partnerët tanë ju bëjnë të mundur që ju të mbyllni ciklin e projektimit dhe aplikimin e lejes së ndërtimit. Por rrugëtimi jonë nuk mbaron këtu dhe t’iu lëmë Juve në mes të rrugës dhe projekti dhe standardet aq të domosdoshme, që tashmë ndonjëherë dhe fatkeqësisht koha na i tregoi që nuk janë respektuar,  të ngelen vetëm në letër por të zbatohen dhe të mbikqyren nga ana jonë duke ju ofruar juve supervizim dhe konsulencë teknike deri në marrjen e Aktit të Mbikqyrjes apo Aktit të Kolaudimit.

Përse Cedar

Cedar (Kedër) është një simbol i përjetësisë. Kedri është një pemë e gjatë dhe e fuqishme. Ashtu si Kedri dhe ne projektojmë për jetëgjatësinë e objekteve tuaja. Kedri përmendet në Shkrimet e Shjenjta dhe është përdorur për të ndërtuar tempullin e Jeruzalemit dhe Arkën e Besëlidhjes.